SHBA vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve ditore me COVID-19.
Një total prej 228,131 rastesh të reja me koronavirus dhe 3,359 vdekje të lidhura me virusin u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të mërkurën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins
Totali i mbarë vendit tani qëndron në 18,458,373 infeksione dhe 326,124 vdekje.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.
E mërkura shënon numrin e tretë më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 të raportuara në një ditë të vetme në SH.B.A.
Pesë ditët më të këqija për vdekjet e reja janë:
16 dhjetor: 3,682
22 dhjetor: 3,401
23 Dhjetor: 3,359
17 dhjetor: 3,346
11 dhjetor: 3,283