Stafi i Institucionit të Strehimit në San Antonio në Texas kishte mbledhur dhurata për mbi 200 fëmijë që jetojnë në një nga qendrat më të mëdha të strehimit publik të qytetit – dhe më pas, u raportua se shumica e dhuratave u vodhën një natë para se të dorëzoheshin, raporton CNN.
Stafi i zhgënjyer u përgatit për një Krishtlindje të trishtë. Por kur banorët e qytetit të Teksasit morën vesh për vjedhjen, ata dhuruan qindra dhurata të tjera. Një çift në pension dhuroi 1,400 lodra.
“San Antonio është një komunitet shumë i kujdesshëm dhe mbështetës. Dhe në këtë rast, qyteti u bashkua për të shpëtuar Krishtlindjen për këto qindra fëmijë.” tha Joel Tabar, drejtori i iniciativave të zhvillimit të komunitetit në Institucionin e Strehimit të San Antonio, ose SAHA. “Dhe në këtë rast, qyteti u bashkua për të shpëtuar Krishtlindjen për këto qindra fëmijë.”
Me ndihmën e organizatave jofitimprurëse, komunitetet fetare lokale dhe kolegët e tjerë të San Antonia , Tabar tha se SAHA ka marrë mbi 18,000 dollarë donacione dhe më shumë se 2,000 lodra për fëmijët.