Momenti tragjik kur makina përplas nënë e bir, 5 vjeçari humb jetën

Amerika

Momenti tragjik kur makina përplas nënë e bir, 5 vjeçari humb jetën

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:29
Pamje nga video

Një aksident i tmerrshëm automobilistik ka ndodhur para pak ditësh në Argjentinë, ku nënë e bir janë përplasur dhunshëm nga një automjet.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur, nëna me djalin 5-vjeçar kalonin në vijat e bardha dhe një makinë që futet me të kuqe i merr përpara.

Debora Agosti tentoi të mbrojë djalin e saj Isaac Sus, i cili edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë që Debora mbijetoi, duke pësuar plagë të rënda.

Autoritetet kanë lëshuar një urdhër arresti drejtuesin e mjetit, një 21-vjeçar, i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat