Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka falënderuar të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që po qëndrojnë në linjat e para të luftës kundër COVID-19.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Biden ka thënë se punonjësit e kujdesit shëndetësor janë heronjtë e vërtetë.
“Të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor në linjat e para të kësaj lufte – faleminderit. Ju jeni heronj të vërtetë”.