Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e tmerrshëm kur një fuoristradë përplas gjyshen 62-vjeçare e cila po kalonte mbi vijat e bardha së bashku me nipin e saj 3-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Bronx, New York, ndërsa policia arrestoi shoferin.
Otello Rapini, 69 vjeç, do të hetohet për largim nga vendi i aksidentit, raporton WABC TV.
Fatmirësisht, gjyshja dhe nipi nuk morën plagë të rënda dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.