Një tërmet 6.1 ballë godet Perunë

Amerika

Një tërmet 6.1 ballë godet Perunë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Shteti i Amerikës Jugore, Peru, është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Qendra Kombëtare Sizmologjike e Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP) njoftoi se epiqendra e tërmetit i cili ndodhi në thellësi prej 45 kilometrash, është 36 kilometra në jugperëndim të qytetit Chala në shtetin jugor Caraveli.

Zyrtarët nuk dhanë paralajmërim për cunami, por njoftuan se janë dëmtuar 8 ndërtesa.

Peruja ndodhet në të ashtuquajturën "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit" e cila karakterizohet nga tërmete dhe vullkane të shpeshta.

Në tërmetin prej 7.9 ballësh në Peru më 15 gusht të vitit 2007 humbën jetën 595 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat