Personi që shkaktoi ‘sulmin vetvrasës’ në Nashville të SHBA-së, i kishte thënë fqinjit të tij para se të vdiste që qyteti dhe pjesa tjetër e botës nuk do ta harronin kurrë atë.
Rick Laude i tha AP-s të hënën se mbeti pa fjalë kur mësoi se autoritetet identifikuan fqinjin e tij 63-vjeçar, Anthony Quinn Warner, si njeriun e dyshuar për shpërthimin e një bome që vrau vetën, plagosi tre persona të tjerë, dhe dëmtoi disa ndërtesa.
Laude tha se ai e pa Warner duke qëndruar tek kutia e tij postare më pak se një javë para Krishtlindjes.
Pasi e pyeti se si e kishte nënën e moshuar, Laude tha se e pyeti gjithashtu se “a do t’i sjellë Babagjyshi ndonjë gjë të mirë për Krishtlindje”.
Warner i kishte buzëqeshur dhe i pati thënë: “Oh, po, Nashville dhe e gjithë bota nuk do të më harrojë kurrë”.
Laude deklaroi se ai nuk mendoi shumë për këtë vërejtje që ia kishte dhënë fqinji i tij 63-vjeçar, duke menduar se Warner donte të thoshte se “diçka e mirë”, do të ndodhte për të financiarisht.
“Ai ishte thjesht i qetë”, u shpreh Laude.
Warner la pas të dhëna që sugjerojnë se ai planfikoi shpërthimin dhe se kishte për qëllim ta vriste veten, mirëpo një motiv i qartë mbetet ende i pakuptueshëm, raporton Politico.
“Shpresojmë të marrim një përgjigje. Ndonjëherë, thjesht nuk është e mundur”, tha të hënën David Rausch, drejtori i Byrosë së Hetimit në Tenesi.