Covid-19 në SHBA: Për të 34-tën ditë me radhë mbi 100 mijë persona shtrihen në spital

Amerika

Covid-19 në SHBA: Për të 34-tën ditë me radhë mbi 100 mijë persona shtrihen në spital

Më: 5 janar 2021 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

128 mijë e 210 persona të infektuar me koronavirus janë të shtrirë nëpër spitalet në SHBA.

Sipas “COVID Tracking Project” ky është numri më i lartë i të hospitalizuarve që nga fillimi i pandemisë në SHBA.

Kjo është dita e 34-të radhazi që SHBA raporton mbi 100 mijë shtrime në spital.

Sipas të dhënave të CTP, numrat më të lartë të shtrimit janë regjistruar në këto ditë:

4 janar: 128 mijë e 210 pacientë
3 janar: 125 mijë e 544
31 Dhjetor: 125 mijë e 379
30 Dhjetor: 125 mijë e 218
1 janar: 125 mijë e 047

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat