Djali i Donald Trumpit, Ericu kërcënon republikanët që votojnë kundër babait të tij

Amerika

Djali i Donald Trumpit, Ericu kërcënon republikanët që votojnë kundër babait të tij

Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:28
Eric Trump

Eric Trump, djali i dytë i presidentit, ka kërcënuar me humbje republikanët që nuk përpiqen të bllokojnë certifikimin e Joe Bidenit si fituesi presidencial i vitit 2020 më vonë sot në Kongresin e SHBA-së.

“Unë personalisht do të punoj për të mposhtur çdo senator/kongresmen republikan që nuk ngrihet kundër këtij mashtrimi – ata do të marrin pjesë në zgjedhjet e tyre të ardhshme dhe ata do të humbasin,” pohoi ai, raporton bbc.

Kjo erdhi pasi ai paralajmëroi çdo ligjvënës që nuk u përpoq të pengonte votimin se “karriera e tyre politike ka mbaruar” sepse lëvizja politike e babait të tij “nuk shkonte askund”.

Rreth 140 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të paktën 12 senatorë republikanë thonë se do të votojnë kundër certifikimit të Bidenit. Është parë si një përpjekje e fundit që nuk ka shanse të ketë sukses sepse kërkohet një shumicë në të dy dhomat dhe demokratët kontrollojnë Dhomën.

Shumë në Uashington besojnë se vëllai i madh i Eric, Donald Jr, ka ambiciet presidenciale.

Në fakt, para se vetë presidenti Trump të fillonte të mendonte për idenë e kandidimit për president përsëri në vitin 2024, Republikanët kishin folur në mënyrë aktive për Don Jr që të merrte frenat. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat