Mbështetësit e presidentit Donald Trump kanë hyrë brenda Kapitolit, godinës së Kongresit Amerikan.
Seancat janë ndërprerë.
Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për qetësi.
"Ju lutem mbështesni Policinë e Kapitolit dhe Zbatuesit e Ligjit. Ata janë me të vërtetë në anën e vendit tonë. Qëndron të qetë!", ka shkruar Trump në Twitter.
Këto pamje tregojnë se çfarë po ndodh brenda Kapitolit ku po mbahej seanca për certifikimin e Joe Biden si president.