Ligjvënësit demokratë thanë se Policia e Capitolit i kishte udhëzuar ata që të mbuloheshin në dysheme dhe të përgatiteshin për të përdorur maska gazi pasi gazi lotësjellës ishte shpërndarë në ndërtesën e Kongresit.
"Kjo është çmenduri," shkroi Përfaqësuesi Dean Phillips, Demokrat i Minesotës, raporton New York Times, përcjell Bota sot.
Derisa protestuesit rrethuan zyrën e Dhomës së Përfaqësuesve, Steve Cohen, Demokrat i Tenesit, u bërtiti Republikanëve: "Thirrni Trump, thuaji të thërrasë rojet e tij revolucionare".
Pamjet e pazakonshme janë publikuar nga mediat amerikane, ku një protestues shihet duke u kapur nga ballkoni në dhomën e Senatit./BS
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/06/auto_merlin_182054355_0ef929b8-60a4-458e-8c94-376cc235957c-jumbo1609965001.jpg)