Ushtria aktivizoi të gjithë Gardën Kombëtare D.C., 1,100 trupa, tha një zyrtar i Ushtrisë të mërkurën.
New York Times raporton se guvernatori i Virxhinias dërgoi anëtarët e Gardës së Virxhinias së bashku me 200 pjesëtarë për të ndalur dhunën në kryeqytetin e vendit, përcjell Bota sot.
Trupat po dërgohen për t'u vendosur në Kapitol dhe në pika të tjera përreth Uashingtonit.
Vendimi, nga Sekretari i Ushtrisë Ryan McCarthy dhe Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes Christopher Miller, vjen derisa protestuesit pro-Trump kanë mbingarkuar Policinë e Kapitolit dhe kanë nxitur një shtetrrethim nga ora 6 pasdite deri në 6 të mëngjesit në Uashington./BS