Pamjet që po vijnë nga Uashingtoni në këto momente me siguri do të futen në histori.
Për herë të parë, protestuesit kanë sulmuar Kapitolin, godinën e Kongresit amerikan.
Protestuesit duan të ndalojnë certifikimin e Joe Biden si president.
Por inati i tyre është edhe me ‘tradhtarët’ si Mike Pence, zëvendëspresidenti që deklaroi se nuk e ndalon dot fitoren e Biden.
Po ashtu, objektivi i tyre është Fox News, televizioni që e ka mbështetur Trump, por u distancua prej tij së fundmi. Rrjeti televiziv ka mbuluar logon nga godina e tyre ne Uashington.
Një video virale tregon se si futen protestuesit brenda godinës, duke u treguar si Spiderman.