Gjersa ribotoi mesazhin e babasë së saj, Donald Trump, Ivanka iu drejtua protestuesve si “Patriotë Amerikanë”.
Ajo shtoi se “dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi të jeni paqësor”.
Minuta më vonë, duket se reagimet e mëdha si dhe pas këshillave, bija e presidentit amerikan fshiu mesazhin e publikuar në llogarinë personale në Twitter, raporton cnn.
Tashmë po qarkullojnë video në rrjetet sociale teksa shihen duke përleshur mbështetësit e presidentit dhe policisë së kryeqytetit, Uashington.
Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit.