Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka bërë ftesë që t’i jepet fund dhunës dhe që njerëzit t’i respektojnë ligjet.
Ai ka ftuar demonstruesit që janë futur në ndërtesën e Kongresit Amerikan, raporton CNN.
“Dhuna dhe shkatërrimi në US Capitol duhet të ndalen që tani”, ka thënë Pence.
“Secili i përfshirë duhet t’i respektojë zyrtarët e zbatimit të ligjit që të largohet menjëherë nga ndërtesa”.