Vdes gruaja që u qëllua brenda Kongresit pas shpërthimit të kaosit në SHBA

Amerika

Vdes gruaja që u qëllua brenda Kongresit pas shpërthimit të kaosit në SHBA

Më: 7 janar 2021 Në ora: 00:21
Gruaja që u qëllua brenda Kongresit pas shpërthimit të kaosit në SHBA

Gruaja që u qëllua brenda ndërtesës së Kongresit të SHBA-së gjatë trazirave të mërkurën u konfirmua se ka vdekur në një spital të zonës.

Kështu ka konfirmuar për CNN një zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane.

“Po, gruaja (e moshës së rritur) që u qëllua brenda Kongresit ka vdekur në një spital të zonës”, tha zëdhënësi Dustin Sternbeck në Departamentin e Policisë Metropolitane

Sternbeck tha se detaje shtesë do të dalin më vonë pasi aktualisht janë duke u bërë hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat