Kryeministri kandaez Justin Trudeau, ka reaguar për dhunën në Kongresin Amerikan.
Ai ka deklaruar se, kanadezët janë të trishtuar nga sulmi ndaj demokracisë së SHBA-së.
"Kanadezët janë thellësisht të shqetësuar dhe të trishtuar nga sulmi ndaj demokracisë në Shtetet e Bashkuara, aleati dhe fqinji ynë më i afërt".
Ai tutje ka thënë se, dhuna nuk do të ketë sukses dhe demokracia e SHBA-së duhet të mbështetet
"Dhuna kurrë nuk do të ketë sukses në mposhtjen e vullnetit të njerëzve. Demokracia në ShBA duhet të mbështetet - dhe do të ndodhë".