Një grua që u plagos brenda ndërtesës së Kongresit gjatë protestës së dhunshme pro-Trump, ka vdekur.
Dy zyrtarë në dijeni të çështjes e konfirmuan një gjë të tillë për agjencinë e lajmeve Associated Press të mërkurën, në kushtet e anonimitetit sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.
Departamenti i Policisë së kryeqytetit të Uashingtonit tha se po merrte përsipër hetimin lidhur me çështjen. Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me rrethanat e plagosjes së saj.
Dhjetëra mbështetës të Presidentit Donald Trump shkelën perimetrin e sigurisë dhe hynë në ndërtesën e Kongresit, ndërsa anëtarët e tij ishin mbledhur për të konfirmojnë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden. Ata u përleshën me oficerë si brenda ndërtesës ashtu edhe jashtë saj.
Disa orë më vonë, policia deklaroi se kishte marrë nën kontroll Kapitolin.