Një nga mbështetësit e presidentit në detyrë, Donald Trump gjatë sulmit në Kapitol Hill në Uashington, arriti të hynte në dhomën e Senatit dhe të ulej në vendin e Mike Pence.
Ai si President i Dhomës së Lartë, ka rolin e vërtetimit të fitores së Joe Biden.
Më herët Pence i dënoi sulmit e mbështetësve të presidentit në largim, duke thënë se kjo nuk është Amerika e vërtetë.
"Nuk fitoi dhuna, kurrë nuk do të fitojë, i dënoj ashpër këto sulme", – tha Pence.