Pas shpalljes zyrtare të fitores së Kolegjit Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, Presidenti Trump tha se vendimi "përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale", shkruan CNN, përcjell Bota sot.
"Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më nxjerrin jashtë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 Janar," tha Trump në një deklaratë.
Ai ka shtuar se ky është fillimi i luftës së tyre për ta bërë Amerikën të madhe përsëri.
"Unë gjithmonë kam thënë që ne do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe", tha Trump duke përsëritur pretendime të rreme në lidhje me zgjedhjet që nxitën një turmë për të sulmuar Kapitolin./BS/