FBI-ja kërkon ndihmë për identifikimin e individëve, të cilët janë duke nxitur në mënyrë aktive dhunë në Uashington DC.
Ajo kërkon ndihmë dhe për materiale nga media digjitale në lidhje me dhunën që shpërtheu, më 6 janar.
Policia tha se katër veta humbën jetën gjatë protestave para dhe brenda ndërtesës së Kongresit amerikan, përfshirë një grua që u plagos brenda ndërtesës. Mbi 50 persona u arrestuan për ngjarjen.
Ata që janë dëshmitarë të veprimeve të dhunshme të paligjshme janë të lutur të informojnë në fbi.gov/USCapito ose të telefonojnë në 1-800-CALL-FBI (1-800-225-5324).