Pamje historike, si mbrohen senatorët amerikanë nga agjentët sekretë

Amerika

Pamje historike, si mbrohen senatorët amerikanë nga agjentët sekretë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:16
Kongresi Amerikan

"Ata po qëllojnë në sallën e deputetëve". "Cicërima" më dramatike e fazave të trazuara të pushtimit të Kongresit Amerikan nga protestuesit pro-Trump në Uashington, është ajo e Matt Fuller, një prej reporterëve që qëndroi i mbyllur në ndërtesë pas bllokimit nga ana e demonstruesve.

Armët, të dokumentuara në disa foto, të destinuara të mbeten në histori, janë ato të burrave të sigurisë së brendshme, të cilët qëndrojnë në gatishmëri për të mbajtur larg protestuesit e dhunshëm.

"Ata na kërkuan të uleshim në dysheme dhe të përgatisim maskat tona të gazit. Kjo është një çmenduri", shkruan kongresmeni i Minesotës, Dean Phillips.

"Demonstruesit janë tani në dhomën e Senatit," – postoi në Twitter pak më vonë një tjetër koleg, ndërsa policia bëri të ditur se disa agjentë duhej të nxirrnin armët e tyre për të mbrojtur politikanët.

Por që situata ishte dramatike dhe jashtë kontrollit, mund të kuptohet nga disa mesazhe, madje edhe nga jashtë, siç është ai, sipas të cilit Departamenti i Mbrojtjes, "sapo ka mohuar një kërkesë të zyrtarëve të Uashington DC për të vendosur Gardën Kombëtare në Kapitol".

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat