Gruaja e cila u vra nga policia gjatë futjes së dhunshme të demonstruesve në Kongresin amerikan, është identifikuar si 35-vjeçarja Ashli Babbitt, veterane e forcave ajrore.
Gjatë karrierës së saj 14-vjeçare, ka shërbyer në misione të ndryshme dhe ishte nga San Diego, ka bërë të ditur bashkëshorti i saj Aaron.
“Jam e habitur e thyer. Askush nga Washingtoni nuk e ka njoftuar djalin tim për këtë lajm të tmerrshëm, e kemi kuptuar përmes televizionit”, ka thënë vjehrra Robin Babitt për New York Post.
Kujtojmë që Ashli është vrarë mbrëmë derisa së bashku me demonstruesit e tjerë po dilnin nga ndërtesa e Capitol Hill.
Mbi të ka shtënë një polic i veshur me rroba civile, pasi që ajo ishte futur dhunshëm në objekt, ka bërë të ditur drejtori i policisë në Washington, Robert Konti.