Një agjent i Poliisë amerikane ka ndërruar jetë si pasojë e protestave të dhunshme që përfshinë institucionin e Komgresit Amerikan dy ditë më parë.
Efektivi Brian Sicknick u plagos teksa turma e protestuesve mësynë Kongresin në një kohë kur pritej certifikimi i fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Polici u dërgua në spital ku kaloi orë të tëra në agoni.
Autoritetet kanë nisur hetimet për vdekjen e Sicknick, ndërsa polici bëhet viktima e pestë pas ngjarjeve në Kongres.
Nga ana tjetër, mes shumë të plagosurve, ka me dhjetëra procedime penale për protestuesit.
Donald Trump, i akuzuar si nxitës i dhunës, pranoi fitoren e Biden ndërsa në SHBA po kërkohet shkarkimi i tij.