Bëri bujë reagimi i mbështetësve të Presidentit amerikan Doland Trump, të cilët u futën në sallën ku po mbahej mbledhja e kongresit.
Ndërkohë, një artist i njohur nga India krijoi një skulpturë rëre kushtuar pikërisht ngjarjeve në Kapitol Hill.
Sudarshan Pattnaik tha se synimi është të përcjellë mesazhin “Le të triumfojë demokracia”, pas reagimeve të shumta mbarëkombëtare që e cilësuan protestën sulm ndaj tempullit të demokracisë.
Mesazhi është ndarë gjerësisht në rrjetet sociale.