Biden: Pozitiv fakti që Trump nuk do të marrë pjesë në betimin tim

Amerika

Biden: Pozitiv fakti që Trump nuk do të marrë pjesë në betimin tim

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:24
Joe Biden

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden deklaroi se është një gjë e mirë fakti që Donald Trump nuk do të marrë pjesë në betimin e tij.

“Ai nuk është i aftë të shërbejë, ai është një nga presidentët më të paaftë ndonjëherë”, shtoi ai në një konferencë shtypi.

Presidenti amerikan në largim, Donald Trump deklaroi dje se nuk do të merrte pjesë në betimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden më 20 janar, raporton ATSh.

”Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në betimin e 20 janarit”, shkroi ai dje në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat