Vazhdojnë arrestimet ndaj protestuesve që u futën në Capitol

Amerika

Vazhdojnë arrestimet ndaj protestuesve që u futën në Capitol

Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:47
Kaosi në SHBA

Policia amerikane ka arrestuar personin që kishte hyrë me forcë në zyrat e Shtëpisë së Përfaqësuesve. Njoftimi erdhi së bashku me raportet për arrestimin e disa prej mbështetësve të tjerë të Trumpit të cilët shkaktuan trazira të mërkurën në Capitol Hill.

Adam Christian Johnson, 36-vjeçar, është arrestuar pasi kishte marrë disa gjësende nga zyrat e Capitolit. Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar për të arrestuar të tjerë që kishin dërguar armë dhe koktej molotovi.

The guardian njofton se autoritetet policore kanë arrestuar edhe personin që ishte ulur në një nga zyrat e Capitolit.

Ai dyshohet se ka vjedhur një zarf dhe akuzohet për hyrje dhe vjedhje të dhunshme të pasurisë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat