Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, që ka shërbyer edhe në administratën e Trump mes 2017-ës dhe 2018-ës ka dalë në mbrojtje të Trump pak pas lajmin se llogaria e tij në Twitter u mbyll përgjithmonë. Nikki Haley e krahason këtë vendim me Kinën komuniste.
“Mbyllja e gojës së njerëzve, për të mos përmendur rastin e Presidentit Trump, është diçka që ndodh në Kinë, jo në vendin tonë”, shkruante po në Twitter Haley shoqëruar me hashtagun #epabesueshme.
Llogaria e Trump në fillim u bllokua përkohësisht, pastaj Tëitter mori vendimin për ta mbyllur përgjithmonë duke qenë se Trump nxiti dhunën në sulmin e 6 janarit të Capitol Hill.
Atë ditë protestues pro-Trump mënynë në kongresin amerikan për të ndaluar tranzicionin e pushteteve nga Trump tek Biden dhe certifikimin e fitores së këtij të fundit.