Të shtëna me armë në Chicago – tre të vdekur

Amerika

Të shtëna me armë në Chicago – tre të vdekur

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:00
Foto

Një person i armatosur i ka vrarë të paktën tre persona dhe i ka plagosur disa të tjerë në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shefi i Policisë së Chicagos, David Brown, ka bërë të ditur se të shtënat me armë zjarri kanë filluar në ora 13:50, shkruan CNN.

I dyshuari – i identifikuar si 32 vjeçari Jason Nightengale – hyri brenda një garazhe parkimi dhe qëlloi një 30 vjeçar i cili ishte i ulur në automjetin e tij, i cili më pas vdiq nga plagët e marra.

Pak çaste më vonë, i armatosuri ka hyrë brenda një ndërtese dhe e ka qëlluar një roje të sigurisë.

I njëjti ka hyrë brenda një dyqani dhe aty e ka qëlluar në kokë një 20 vjeçar.

Disa persona të tjerë janë në gjendje kritike si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat