Derisa skenat e masakrës u shpalosën në televizion në dhomën e tij private të ngrënies pranë Zyres Ovale, Presidenti Trump u tërbua.
I rrethuar nga disa këshilltarë besnikë, ai e pa se si protesuesit sulmuan në Kapitol, në disa imazhe që tronditën botën dhe sinjalizuan denoncimin brutal të presidencës së tij katër vjeqare.
Megjithatë dhuna nuk e bëri Trumpin që të bëjë zhurmë për këtë, as trupat e pajetë, përfshirë një oficer policie të Kapitolit që vdiq nga gjakderdhje masive e trurit pasi u godit në kokë me një aparat zjarrfikës.
Mirëpo, larg nga kjo, një burim i Shtëpisë së Bardhë tha të dielën se Trump ishte shumë në siklet, pasi turma e protesuesve e bëri atë të dukej shumë keq.
"Ai ishte i zemëruar, jo për krimet e tmerrshme që po bënin, por sepse shihej si i zënë ngushtë". "Kur ata e sulmuan për herë të parë Kapitolin, ai po e shijonte atë. Këta ishin njerëzit e tij"./Bota sot