Senatori republikan Toomey: Trump duhet dorëhequr dhe mund të japë përgjegjësi penale

Amerika

Senatori republikan Toomey: Trump duhet dorëhequr dhe mund të japë përgjegjësi penale

Më: 10 janar 2021 Në ora: 22:24
Senatori amerikan, Pat Toomey

Senatori amerikan, Pat Toomey, ka thënë këtë të diel se Presidenti Donald Trump duhet të japë dorëheqje nga kjo pozitë.

Përtej kësaj ai ka theksuar se Trump edhe mund të përballet me “përgjegjësi penale” pas trazirave që morrin jetë të mërkurën në hapësirat e Kongresit Amerikan, raporton CNN.

“Në këtë pikë mendoj, kur ka vetëm pak ditë të mbetura se rruga më e mirë është para, mënyra më e mirë për ta vënë para pasqyrës këtë person, është më e mira që mund të ndodhë”, është shprehur Toomey.

“S’mendoj se mund të ndodhë, por është mënyra më e mirë për të ecur para”.

Toomey është një nga republikanët i cili e do jashtë Zyrës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump-in, para betimit të Joe Biden më 20 janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat