Dhoma e Përfaqësuesve nxjerr rezolutë: Donald Trump “i paaftë për të kryer detyrat”

Amerika

Dhoma e Përfaqësuesve nxjerr rezolutë: Donald Trump “i paaftë për të kryer detyrat”

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:53
Mike Pence

Gjersa Dhoma e Përfaqësuesve po përgatitet të mblidhet, zyra e Kryetares së Dhomës, Nancy Pelosi ka lëshuar një kopje të rezolutës së sotme, duke i bërë thirrje nënkpresidentit, Mike Pence të thërrasë amendamentin e 25-të dhe ta largojë nga detyra presidentin, Donald Trumpin.

Në tekst, rezoluta nxit Pencen të “deklarojë atë që është e qartë për një komb të tmerruar: se Presidenti nuk është në gjendje të kryejë me sukses detyrat dhe kompetencat e tij”, raporton bbc.

Ajo akuzon presidentin Trump për inkurajimin e “protestuesve dhe kryengritësve për të” marshuar në Kongresin amerikan” dhe “luftuar” gjatë një tubimi më 6 janar.

Presidenti akuzohet gjithashtu për “të paktën tre përpjekje për të ndërhyrë në procesin e ligjshëm të numërimit të votave dhe procesit të certifikimit në Georgia”.

Nëse Pence dështon të veprojë në lidhje me rezolutën, demokratët kanë sinjalizuar synimin e tyre për të fajësuar presidentin Trump, i cili do të jetë i dyti brenda katër vjetëve.

Ndryshe, Biden pritet të merr detyrën si president i 46-të i SHBA-së më 20 janar të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat