Joe Biden merr edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Amerika

Joe Biden merr edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Më: 11 janar 2021 Në ora: 20:33
Joe Biden

Joe Biden mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech para kamerave, si pjesë e një përpjekjeje nga administrata e ardhshme e presidentit të zgjedhur për të siguruar vendin për sigurinë e vaksinave.

Biden mori vaksninën në krahun e majtë nga Ric Cuming, kryeinfermiere në spitalin ChristianaCare në Christiana në Newark, Delaware, sipas ekipit në tranzicion të Biden, raporton cnn.

Vaksinimi i presidentit të zgjedhur vjen një javë para se të betohet si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara dhe ndërsa pandemia e coronavirusit vazhdon të shkatërrojë kombin.

Më shumë se 374,500 amerikanë kanë vdekur nga coronavirusi dhe rastet po rriten me shpejtësi në të gjithë vendin.

Biden mori dozën e parë të vaksinës muajin e kaluar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar. Presidenti i zgjedhur shprehu besimin në vaksinat dhe inkurajoi amerikanët që të marrin një të tillë sa më shpejt që t’u vihet në dispozicion.

Vaksina Pfizer / BioNTech, ashtu si vaksina Covid-19 e zhvilluar nga Moderna, kërkon dy doza të administruara me disa javë larg për të arritur efikasitetin gati 95 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat