YouTube hoqi një video të ngarkuar në kanalin e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, sepse shkelte politikën e faqes dhe si rezultat, platforma pezulloi atë për ndarë video të tjera për të paktën shtatë ditë.
“Pas shqyrtimit dhe shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, në hoqëm videon e re të ngarkua në kanalin e Donald J. Trump për shkeljen e politikave tona. Tani ai është i pezullar dhe do të pengohet përkohësisht për të publikuar video të reja, minimum për shtatë ditë”, thotë YouTube në një deklaratë.
“Ne gjithashtu do të çaktivizojmë në mënyrë të pacaktuar komentet në kanalin e Trump siç u kemi bërë kanaleve të tjera kur ka shqetësime të sigurisë të gjetura në seksionin e komenteve”.