Debati ka përfunduar dhe Dhoma e përfaqësuesve po voton tani për një rezolutë të fajësimit që do ta bënte Donald Trump Presidentin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që do të fajësohet për herë të dytë për rolin e tij në sulmin e Kapitolit të javës së kaluar.
Votimi pritet të zgjasë nga 60 deri në 90 minuta.
Rezoluta e fajësimit akuzon Trumpin me një artikull të vetëm, "nxitjen e kryengritjes".
Rezoluta pritet të kalojë me një votim të shpejtë dhe dypartiak.
Deri më tani, të paktën nëntë republikanë thanë se do të votojnë për fajësim:
Rep Dan Newhouse i Uashingtonit
Rep. John Katko i Nju Jorkut
Rep. Jamie Herrera Beutler nga Uashingtoni
Rep. Adam Kinzinger nga Illinois
Rep. Fred Upton i Miçiganit
Rep. Liz Cheney nga Wyoming
Rep. Peter Meijer nga Miçigan
Rep. Anthony Gonzalez i Ohio
Rep. Tom Rice i Karolinës Jugore/BS