Foltorja e Kryetares së Dhomës së SHBA-së, Nancy Pelosi, pasi u vodh gjatë hyrjes së dhunshme të protestuesve pro-Trump në 6 janar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, është rikthyer në Kapitol Hill.
Fotoja e njërit prej protestuesve, duke përshëndetur me dorë dhe duke buzëqeshur, i veshur me një kapele të Trumpit, kishte bërë xhiron e botës.
I identifikuar menjëherë nga policia, si Adam Johnson, një banor në Florida, burri u akuzua për shkelje të paligjshme, sjellje të dhunshme në Kapitol dhe vjedhje.
Foltorja u përdor ditën e djeshme gjatë një ceremonie në Dhomën e Përfaqësuesve thuajse 10 ditë pas vjedhjes.