Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden i cili pritet që me 20 janar të marr detyrën e presidentit të ShBA-ve ka njoftuar planin e punës së ditës së parë të tij si president, njoftojnë mediet , transmetojnë “Beta” dhe “Bota Sot”.
Biden planifikon që me të marr detyrën të ndërmarr hapa në anulimin e disa prej vendimeve më kontroverse që kishte marr administrata në largim, ndërkohë që planifikon përkushtimin në luftimin kundër pandemisë së virusit, kanë njoftuar nga kabineti i tij.
Kjo do të jetë vetëm fillimi i serisë dhjetëditore të presidentit amerikan të orientuar në ndryshimin e kursit të ShBA-ve pas largimit të presidentit aktual Trump nga Shtëpia e Bardhë.
Biden pas ceremonisë së inaugurimit, me të marr postin e presidentit sipas kabinetit të tij, do të anulojë ndalesën e hyrjes në ShBA të qytetarëve të disa vendeve me shumicë myslimane dhe do i bashkohet iniciativës së Parisit për klimën sikurse edhe do bëjë të obligueshme bartjen e maskës për qytetarët dhe udhëtimet ndërmjet vendeve federale.
Këto sipas kabinetit të presidenti Biden janë vetëm disa nga prioritetet e punës së tij në ditët e para pas inaugurimit si president.