98 mijë e 218 persona janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë së shtunës.
Për të njëjtën ditë janë regjistruar tre mijë e 286 raste të vdekjeve si pasojë e këtij virusi.
Sipas Johns Hopkins University deri më tani janë 23 milionë e 754 mijë e 315 amerikanë të infektuar me COVID-19 dhe po ashtu raste të konfirmuara vdekjesh janë 395 mijë e 785.
Amerika ka shpërndarë 31 milionë e 161 mijë e 75 vaksina kundërvirusit prej të cilave 12 milionë e 279 mijë e 180 janë administruar.