Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, bashkëshortja e tij Jill, zëvendës presidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug nesër në Uashington do të marrin pjesë në një ceremoni në kujtim të më shumë se 400.000 viktimave të epidemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.
Nderim do t'u jepet atyre duke ndezur 400 drita që do të ndriçojnë pasqyrën e liqenit përpara kompleksit të monumentit të presidentit Abraham Lincoln, transmeton CNN.
Sipas AP, numri i vdekjeve midis pothuajse 25 milionë rasteve të konfirmuara të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar 400 mijë dhe vazhdon të rritet.
Numri prej 400,000 viktimave nga epidemia në SHBA, i publikuar sot nga Universiteti Johns Hopkins, është më i lartë se popullsia e New Orleans, ose Cleveland, ose Tampa, dhe pothuajse i barabartë me numrin e njerëzve që vdesin brenda vitit nga goditja në tru, Alzheimer, diabeti, infeksionet virale ose pneumonia.