Në prag të inaugurimit të Presidentit të ri amerikan, Joe Biden, Zëvendës Presidenti amerikan, Mike Pence është përshendetur dhe ka falenderuar qytetarët amerikanë.
Përmes një postimi në Facebook Zv/Presidenti Pence ka thënë se duke shërbyer në këtë detyrë ka qenë nderi më i madh i jetës së tij.
Përshëndetjen e tij e ka shpërndarë në Facebook edhe faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë.
“Faleminderit për privilegjin e shërbimit si Zëvendës President i juaji gjatë katër viteve, ka qenë nderi më i madh i jetës time. Në emër të Zonjës së Dytë, Karen Pence dhe gjithë familjes tinë, faleminderit dhe Zoti e bekoftë Amerikën”, shkruan Zv/Presidenti amerikan, Mike Pence./Bota sot
