SHBA vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve dhe vdekjeve ditore nga COVID-19.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 168.058 infeksione të reja me koronavirus të martën, duke e çuar totalin në të paktën 24,246,830 që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.
Po ashtu, kishte 2,550 vdekje të lidhura me virusin të raportuara gjithashtu të martën.
Numri i përgjithshëm i viktimave të SHBA Covid-19 tani qëndron në 401,553.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.