Ish Presidenti Barack Obama dhe ish zonja e parë Michelle Obama kanë mbërritur në Kapitolin e SHBA-ve, për inaugurimin e Joe Biden, shkruan CNN, përcjell Bota sot.
Mbërritja e tyre u pasua nga ish Presidenti Bill Clinton dhe e nominuara për President të Demokratëve 2016 Hillary Clinton.
Ka mbetur edhe pak kohë deri në inaugurimin e Biden President.
Në anën tjetër, Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë.