Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden i është drejtuar me një mesazh emocionues bashkëshortes, Jilly, pak para inaugurimit si president.
“Të dua Jilly, dhe nuk di si të të falënderoj që je përkrah meje në rrugën tonë përpara”, ka shkruar ai në Twitter.
Joe Biden sot inaugurohet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai do të jetë presidenti i 46-të i shtetit më të fuqishëm në botë. Ceremonia e inaugurimit këtë herë dallon për shkak të masave të pandemisë dhe të sigurisë të shkaktuara si pasojë e protestave të dhunshme të iniciuara nga presidenti në largim Donald Trump.
I love you, Jilly, and I couldn’t be more grateful to have you with me on the journey ahead. pic.twitter.com/V4GUXAKSKg
— Joe Biden (@JoeBiden) January 20, 2021