George W. Bush dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur në Capitol për inaugurimin e Biden.
Më herët në Capitol kanë mbërritur edhe ish-presidenti Bill Clinton dhe e nominuara për Presidente e Demokratëve më 2016, Hillary Clinton.
Sot betohet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Ceremonia e inaugurimit këtë herë dallon për shkak të masave të pandemisë dhe të sigurisë të shkaktuara si pasojë e protestave të dhunshme të iniciuara nga presidenti në largim Donald Trump.