Pasi bëri betimin e zyrës, Joe Biden tha se Dita e Përurimit ishte një festë e demokracisë dhe se "vullneti i njerëzve është dëgjuar".
"Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të një kauze - kauzës së demokracisë. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh. Ne kemi mësuar përsëri që demokracia është e çmuar, Demokracia është e brishtë. Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar ", deklaroi ai, shkruan CNN, përcjell Bota sot.
"Kjo është dita e demokracisë, një ditë historie dhe shprese, e ripërtëritjes dhe vendosmërisë," tha Biden.
"Amerika është testuar përsëri dhe Amerika është ngritur në sfidë," shtoi ai.