Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka uruar Joe Biden për inaugurimin e tij si President i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një reagim të tij mes rreshtash në twitter, ai shkruan se duan që Biden, të ketë sukses në forcimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës..
”Ne duhet ta përgëzojmë Presidentin e ri Amerikan @JoeBiden sepse ne e duam Amerikën. Ne duam që ai të ketë sukses në forcimin e vendit tonë të madh. Dhe ne nuk duhet të bëjmë atë që na bëri pala tjetër për 4 vjet – falas në mënyrë të pamatur që të jemi kundër gjithçkaje që ai bën”.