Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka uruar Joe Biden si President i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai përmes rrjeteve sociale ka shkruar se, vendet tona kanë trajtuar së bashku disa nga sfidat më të mëdha të historisë, dhe unë pres që të vazhdoj këtë partneritet me ju.
“Urime, JoeBiden, për inaugurimin tuaj si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Të dy vendet tona kanë trajtuar së bashku disa nga sfidat më të mëdha të historisë - dhe unë pres që të vazhdoj këtë partneritet me ju, KamalaHarris dhe administratën tuaj”, ka shkruar .