Joe Biden ka shkruar cicërimën e parë në Twiter si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se nuk kanë kohë për të humbur dhe duhet të fillojnë të punojnë për tu marrë me krizat me të cilat është duke u përballur SHBA-ja.
“Kjo është arsyeja pse sot, unë jam duke shkuar në Zyrën Ovale për të marrë të drejtën për të punuar duke dhënë veprim të guximshëm dhe lehtësim të menjëhershëm për familjet amerikane”.
Po ashtu, edhe Kamala Harris ka shkruar cicërimën e parë, sot menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit si zëvendëspresidente, shkruan CNN.