Senatori Bernie Sanders nuk e ka vrarë aspak mendjen për faktin se falë veshjes së tij shumë të thjeshtë është bërë “meme”.
Pas ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden, ku u pa me një xhaketë kafe dhe doreza leshi.
Senatori tha: “Ne nga Vermonti nuk duam t’ia dimë për modën. Duam vetëm të jemi ngrohtë dhe unë sot isha ngrohtë”.
Veshja e Sanders ishte në kontrast të plotë me veshjet luksoze që u panë në inaugurim, duke marrë vëmendjen e botës së internetit.
