Administrata e e Joe Bidenit ka konfirmuar se do të zhbëjë një tjetër nga vendimet më të diskutueshme të presidentit DonaldTrump – tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, njoftoi përmbysjen në një fjalim të shkurtër më herët sot, raporton bbc.
Duke vlerësuar OBSH-në për rolin e saj në përgjigjen globale ndaj COVID-19, mjeku amerikan pohoi se do të mbetet anëtare, do të respektojë angazhimet financiare dhe do të mbajë stafin e saj.
Trump tërhoqi kritika për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH-ja në mes të një pandemie. Një nga përparësitë kryesore të Bidenit është trajtimi i pandemisë, e cila ka marrë jetën e më shumë se 400 mijë njerëzve në Amerikë, deri tani numri më i lartë i të vdekurve në botë.
Dr Fauci gjithashtu konfirmoi se nën Biden, SHBA do të bashkohej me përpjekjet shumëpalëshe për të marrë vaksina dhe trajtime kundër coronavirusit në vendet e varfëra.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus mirëpriti njoftimin e Faucit, duke thënë se “Kjo është një ditë e mirë për OBSH-në dhe një ditë e mirë për shëndetin global”.